Arbëri

Vetëm Manastiri i Deçanit ruhet nga KFOR-i

Prishtinë, 6 maj - Dioqeza Rashkë-Prizren, në një përpjekje gjoja për të demantuar pohimet se kishat ortodokse serbe në Kosovë ruhen nga Policia e Kosovës tash nëntë vjet, pasi këtë rol ia dorëzoi KFOR-i, përmes një njoftimi për media thekson se "nën mbrojtje të përhershme të Policisë së Kosovës janë 16 kisha në territorin e Kosovës, ndërsa dy të tjera vizitohen rregullisht nga patrullat policor, njëri nga tempujt më të rëndësishëm në Kosovë, Manastiri i Deçanit edhe më tutje ruhet pikërisht nga KFOR-i", transmeton Koha.net.   

Kjo dioqezë po ashtu e quan të pasaktë pohimin se kishat ortodokse serbe, të dëmtuara gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, janë riparuar me mjetet nga buxheti i Kosovës, duke i konsideruar ato pasuri të kësaj Republike. 

Megjithatë kjo dioqezë nuk jep fakte që do të mbështesnin kundërshtimin e saj.