Tiranë, nesër dita pa makina; bllokohet Bulevardi dhe të gjitha rrugët që lidhen me të Foto: Koha Jonë

Tiranë, nesër dita pa makina; bllokohet Bulevardi dhe të gjitha rrugët që lidhen me të

04 May 2019 16:26

Ditën e kujtimit të Dëshmorëve, më 5 maj, Bashkia e Tiranës ka vendosur ta konsiderojë ditë pa makina.

Përveç iniciativës individuale që këtë të diel të mos përdoren automjetet private, por transporti publik, disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara.

“Do të bllokohet i gjithë bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët që ndërpriten me të”, tha Toni Beni, drejtor i Qarkullimit Rrugor në bashki, shkruan Tch.

Për shkak të bllokimit të aksit kryesor të kryeqytetit, siç është Bulevardi kryesor, në rrugët e tjera pritet të ketë trafik të rënduar nëse qytetarët nuk do ta respektojnë thirrjen e bashkisë.

Por në fakt duket se ka një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Në kujtim të Dëshmorëve, Bashkia Tiranë ka organizuar një sërë aktivitetesh për këtë të diel.

“Në sheshin Skënderbej do të ketë teatër me kukulla për fëmijët. Panair me produkte, balet përgjatë bulevardit dhe në sheshin Nënë Tereza, një panair me disa automjete të ushtrisë”, tha Ester Likaj, specialiste e promovimit të qytetit.

Bashkia e Tiranës fton qytetarët që të dielën të dalin në këmbë ose me biçikletë dhe gjithashtu t’i bashkohen aktiviteteve që ka organizuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme