Arbëri

Fluks turistësh nga Maqedonia në Shqipëri

Descriptive Text

Turistët nga Maqedonia kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi.

Për këtë arsye në pikën kufitare të Qafë Thanës, në fundjavë u krijuan radhë të gjata automjetesh, bën të ditur ATSH.

“Në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Thanë, (në dalje të Republikës së Shqipërisë ) është krijuar radhë për shkak se këto ditë ka pasur fluks turistësh e vizitorësh nga Maqedonia, të cilët erdhën në Shqipëri dhe tani kthehen drejt Maqedonisë”, thuhet në një njoftim të Policisë Kufitare.

Policia kufitare bëri të ditur se punoi me sportele të shtuara dhe procedurë të përshpejtuar për këta shtetas.