Moti në Kosovë me diell e vranësira të shpërndara Foto: Koha

Moti në Kosovë me diell e vranësira të shpërndara

03 May 2019 08:14

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. Nga dita e diele e tutje, parashihen kushte tjera meteorologjike, rënie të temperaturave dhe reshje shiu”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme