Arbëri

Salihu: Draft-rezoluta për krime, e vonuar e pa efekt juridik

Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, ka thënë se Draft-rezoluta për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë është iniciativë e mirë, por e vonuar.

“Rezoluta si iniciativë është e mirë, por është e vonuar për nëntëmbëdhjetë vjet, është dashur të bëhet para shtatëmbëdhjetë vjetësh, menjëherë paslufte, kur janë ditur krimet e luftës.

Kjo është një Rezolutë e karakterit politik që nuk do të ketë efekt juridik. Kjo më shumë mund të jetë për orientim”, ka thënë ai në një paraqitje në televizionin publik.

dashur të punohet shumë më shumë për krimet që kanë ndodhur në Kosovë”.

Për mosgjykimin e krimeve serbe në Kosovë Salihu ka fajësuar edhe ndërkombëtarët, duke thënë se deri në vitin 2014 UNMIK e EULEX kishin kompetencë për hetemin e krimeve të luftës.