Arbëri

Pacolli: Zaev do të na dalë ‘kapuç me mëngë’

Descriptive Text

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të LSDM-së në Maqedoni Zoran Zaev, i cili ka deklaruar se Kosova është zemra e Serbisë.

I pari i AKR-së e ka krahasuar këtë deklaratë me artin, për të cilin thotë se ‘edhe një gënjeshtër e bukur e cila na ndihmon ta njohim vetën është art’.

Ai thotë se gjithmonë ka dyshuar në mendimet e Zaevit për Kosovën dhe se ky i fundit sipas Pacollit ‘do të na dalë kapuç me mëngë’.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Për deklaratën e Zaevit...

Arti definohet edhe si "një gënjeshtër e bukur e cila na ndihmon ta njoftim të vërtetën" Deklarata e fundit e Zoran Zaevit që "Kosova është zemra e Serbisë" mu duk, në këtë kontekst si Arti. Po me duket se Zaevi (unë gjithmonë kam dyshuar në të) do të na dalë kapuç me mëngë.