Arbëri

Gjykata e ka “harruar” Sami Lushtakun e 23 të akuzuarit e tjerë në rastin e arratisjes nga QKUK-ja

Foto: Koha

Rreth tre vjet më parë një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, e kundër 23 personave të tjerë me pretendimet se ishte arratisur nga QKUK-ja gjatë kohës kur ishte në vuajte të dënimit në Shërbimin Korrektues në Dubravë.

Tre vjet pas ngritjes së aktakuzës e pesë vjet pas arratisjes së pretenduar ende nuk ka nisur shqyrtimi kryesor në gjykatë. Krejt çfarë ka ndodhur për këta tre vjet është konfirmimi i aktakuzës nga të dyja shkallët e gjykatës. Prej atëherë ka kaluar me shumë se një vit që Gjykata Themelore në Prishtinë nuk ka dërguar ftesë për vazhdimin e këtij gjykimi, shkruan Koha Ditore.

Disa nga mbrojtësit e të akuzuarve, të kontaktuar nga gazeta, nuk kanë dashur të deklaroheshin për mosthirrjen e seancave për shkak që, sipas tyre, një gjë e tillë nuk është çështje e tyre.

Periudha prej një viti pa mbajtur seancë gjyqësore në këtë rast, sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, që është organizata e vetme që monitoron në mënyrë sistematike sistemin e drejtësisë, dëshmon dështimin e instancave gjyqësore në kryerjen e obligimeve të tyre ligjore. Një gjë e tillë, sipas Betim Musliut, hulumtues në këtë organizatë, ndodh për disa arsye... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)