Arbëri

Arifaj: Thaçi as që ka ditur për dy nenet e shumëpërfolura

Ardian Arifaj, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, thotë se dy nenet e propozuara për ndryshime në Kodin Penal, në të cilat parashihej dënimi me burgim për këdo që ofendon dhe fyen presidentin, nuk kanë dalë nga zyra e tij.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka mbrojtur Thaçin duke thënë se presidenti vazhdimisht ka theksuar përkushtimin që të mbrohet kushtetutshmëria.

Arifaj ka theksuar se kjo është punë e Ministrisë së Drejtësisë dhe Thaçi as nuk ka ditur për dy nenet e shumëpërfolura.

“Këto dy nene nuk kanë dalë aspak nga zyra e Presidentit. As që ka ditur presidenti për to. Që nga dita e parë kur është inauguruar, presidenti Thaçi vazhdimisht e ka theksuar përkushtimin që të mbrohet kushtetutshmëria. Nene të tilla janë kundër kushtetutës dhe vlerave që po krijojmë. Shqetësuese është gatishmëria për të kritikuar dikë pa pasur pa fakte, në mënyrë joparimore, por në qasje personale”, është shprehur Arifaj.