Arbëri

Policia në Beograd thotë se ka marrë masa mbrojtëse për furrtarin shqiptar

Policia në Beograd thotë se ka marrë masa mbrojtëse për furrtarin shqiptar

Beograd, 30 prill - Drejtoria e Policisë së Beogradit pohon të ketë ndërmarrë masa përkatëse me qëllim të mbrojtjes personale dhe të pronës së Mon Gjurajt me familjen e tij, pronar i furrës në Borçe të Beogradit. Kështu raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.

Të shtunën që e lamë, dhjetëra djathtistë, siç i cilëson MPB e Serbisë qytetarët e Beogradit që bllokuan furrën e Gjurajt, ngjitën në muret e saj letra me tekste "Kosova është Serbi" dhe u bën thirrje qytetarëve të mos blejnë më bukë në furrën e shqiptarit.