Arbëri

Tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimet për zgjedhjet e 19 majit

Është tërhequr shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat në veri të vendit, më 19 maj.

KQZ ka certifikuar tri subjekte politike me gjithsej 12 kandidatë që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.

Renditja në fletëvotim do të jetë kështu:

Lëvizja Vetëvendosje - 60

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 61

Lista Serbe - 62