Arbëri

Mustafa numëron “të arriturat gjatë mandatit të vet”

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në një postim në Facebook, ka numëruar ato që ai i ka quajtur të arritura gjatë mandatit të tij, transmeton Koha.net

Shkas për këtë kryeministri marrë shuarjen e sinjaleve telefonike të operatorëve në veri ndërsa ka përmendur edhe akte të tjera që sipas tij shënojnë rritje të shtetësisë dhe zgjerim të sovranitetit të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:

Ndërprerja e të gjitha shërbimeve të operatorëve të telefonisë mobile që kanë vepruar në mënyrë të pa autorizuar nga paslufta në territorin e Republikës së Kosovës është lajm i mirë për Kosovën.

Ndër të arriturat historike gjatë këtij mandati është edhe bërja e Kosovës me Kod Shtetëror Ndërkombëtar Telefonik (+383), kompletimi i shumë elementeve të shtetësisë si dhe shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e vendit.

Kosova sot nuk ka barrikada, nuk ka mure, nuk ka trena provokues, unë promovova urën që lidh dy komunat më veriore të shtetit tonë, shuajtëm shumë struktura paralele...

Kauzat fiktive, që na mbajtën peng 15 vjet, po bien një nga një, gjatë këtij mandati të punës me vendosmëri dhe përkushtimit të plotë për të ardhmen e vendit!