Arbëri

Rama e Merkel flasin për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Foto: Reuters

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur nga kancelarja gjermane Angela Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit me vendet e Ballkanit.

Kryeministria në Shqipëri bën me dije se në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, tch raporton se Rama ka folur edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Evropian që pritet të publikohet në fund të muajit maj.

Ne takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.