Arbëri

Konjufca: Gruevski shtetin e ka bërë parti

Roli i shqiptarëve në Maqedoni nuk duhet të reduktohet karshi i rolit politik.

Kjo sipas deputetit të LVV-së, Glauk Konjufca shihet qartazi te roli i Agim Nuhiut në krye të Ministrisë së Brendshme.

“E ka kthyer në një resurs për klanin e vet partiak”, ka thënë Konjufca.

Dalja e Gruevskit në opozitë është e lidhur krejtësisht me kokën e tij, thotë Konkjufca.

Ai thotë se me një pozitë të tillë, atëherë Gruevski do të rrezikohej nga Gjykata Speciale.

“Rreziku është që nëse fillon me ato bombat dhe incizimet ku Gruevski është njëri prej faktorëve, njëri prej përgjegjësve kryesorë për të gjitha këto, aty ka afera korruptive në të cilat është Gruevski përgjegjës kryesor”, ka thënë ai.

“Nëse Gruevskit nuk i garantohet amnisti të themi gjentëllmene, një amnisti me garanci edhe të faktorit ndërkombëtar, atëherë po e shohim që Gruevski është i gatshëm të shkojë edhe më larg”, shtoi tutje Konjufca.

Konjufca beson se Gruevski mund të shkojë aq larg sa të ketë edhe viktima.