Arbëri

Shpallet i pavlefshëm provimi që iu nënshtruan sot studentët e mjekësisë në lëndën Farmakologji klinike

Elton Bahtiri, profesor në Fakultetin e Mjekësisë, ka njoftuar për arsyet e anulimit të një provimi në lëndën Farmakologji klinike.

“Njoftohen studentët e drejtimit Mjekësi të përgjithshme që sot ju kanë nënshtruar provimit me test nga lënda Farmakologji klinike, që për shkak të rrjedhjes së pyetjeve të testit (të mbështetur edhe në dëshmitë e gjetura në fotokopjet përballë Fakultetit), Katedra vendosi unaninimisht që ai TË SHPALLET I PAVLEFSHËM”, ka njoftuar ai.

Studentët, njofton Bahtiri, duhet t'i nënshtrohen sërish provimit nga kjo lëndë ditën e martë, dt.30.04.2019, në orën 15 e 30, në amfiteatrin e ORL-së.