Arbëri

Departamenti i Gazetarisë në UP organizon konferencën “Prishtina Media Days”

Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe Organizatën SEEMO organizojnë javën e ardhshme Konferencën Ndërkombëtare treditore “Prishtina Media Days”.

Ky organizim bëhet në kuadër të aktiviteteve të Degës së Gazetarisë për Ditën e Lirisë së Shprehjes.

“Raporti i gazetarisë më të vërtetën”. Kjo është tema e konferencës ndërkombëtare që organizohet javën e ardhshme nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe Organizatën e Mediave të Europës Juglindore (SEEMO) me seli në Vjenë.

Ky organizim treditor nis në Ditën e Lirisë së Shprehjes, më 3 maj, dhe mbahet në objektin e Fakultetit të Filologjisë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë studiues të gazetarisë, profesorë e gazetarë nga vende të ndryshme të botës përfshirë Amerika, Gjermania, Rumania, Turqia, Brazili, Norvegjia, Kroacia etj.