Arbëri

Ambasada e SHBA-së përgëzon PZAP për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet në veri

Foto: Koha

Ambasada e SHBA-së përmes një komunikate ka përgëzuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për vendimin për të certifikuar të gjithë kandidatët e kualifikuar për zgjedhjet e 19 majit për kryetarë komunash në katër komunat veriore.

Në një njoftim për medie ata kanë lëvduar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për veprimin e shpejtë në konfirmimin e vendimit të PZAP-it dhe procedimin me aktivitete që lidhen me zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, transmeton Koha.net.

Sipas Ambasadës Amerikane, një KQZ jopartiake dhe e kompletuar me anëtarë është qenësore për rregullimin dhe monitorimin efektiv të zgjedhjeve të cilat janë element themeltar i demokracisë së Kosovës.

“Pas zgjedhjeve për kryetarë komunash, kandidatët fitues duhet të përmbushin mandatet e tyre duke punuar brenda institucioneve të Kosovës në emër të zgjedhësve të tyre”, thuhet më tutje në njoftim.