Thaçi pritet që sot të raportojë rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq Foto: Alban Bujari / Koha Ditore

Thaçi pritet që sot të raportojë rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq

26 April 2019 08:06

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot pritet të raportojë para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018.

Në të vërtetë, Thaçi, ishte ftuar të raportonte të martën, por kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, tha se kësaj radhe Zyra e Presidencës ka komunikuar me komisionin për të caktuar 26 prillin si datë kur presidenti Thaçi do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Presidenti deri më tani është ftuar katër herë për t’u intervistuar, ndërsa nuk është paraqitur asnjëherë.

Të martën Komisioni u pajtua që intervistimi i presidentit të bëhet për sot në ora 13:00 në Kuvendin e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme