Arbëri

Diskutimet për ndryshim të kufijve rikthejnë tensionet në Ballkan

Foto: Koha / ilustrim

Bashkimi Evropian duhet t’u japë fund një herë e përgjithmonë diskutimeve rreth ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, për të shmangur tensionet dhe përplasjet të cilat mund të shpërthejnë në çdo moment.

Ky është vlerësimi që ka dalë nga një analizë e Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI), që mban titullin “Hipnotizuesi - Aleksandar Vuçiq, John Bolton dhe kthimi në të kaluarën”, shkruan sot Koha Ditore.

Aty u jepet goditje opsioneve rreth ndarjes apo korrigjimit të proklamuara nga presidenti i Serbisë, Vuçiq, presidenti i Kosovës, Thaçi, dhe liderët e tjerë të Ballkanit, si dhe ndërkombëtarëve që ua kanë hapur derën ideve të tilla.

Prej Bashkimit Evropian është kërkuar të marrë rol aktiv për ta kthyer në binarë perspektivën e rajonit dhe t’u japë fund diskutimeve që çojnë drejt konfliktit.

Raporti i ESI-së, organizatë kjo me ndikim thelbësor në politikat e Evropës Juglindore, nis me vlerësimin për mosndryshimin e politikës serbe as pas rënies së Slobodan Milosheviqit në vitin 2000. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)