“Tajvani Kinës, Kosova Serbisë” Foto: Reuters

“Tajvani Kinës, Kosova Serbisë”

25 April 2019 23:48

Qëndrimi i Kinës lidhur me Kosovën nuk ndryshon e kjo do të thotë përkrahje e integritetit territorial të Serbisë.

Kështu ka thënë në Pekin presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas bisedimeve me kryetarin e Kinës Xi Jinping në takimin disa orësh me bashkëpunëtorët e presidentit kinez

Kina e kupton shumë mirë dhe e përkrah Serbinë lidhur me Kosovën, ka thënë Vuçiq, njofton b92, transmeton Koha.net.

"Kina ka qëndrim shumë të fuqishëm lidhur me Kosovën”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se këtë mirëkuptim e përkrahje ndaj Serbisë Kina e ka ofruar në Interpol , UNESCO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Vuçiqi ka përkujtuar se presidentit kinez i ka thënë se Kina do ta ketë gjithmonë përkrahjen e Serbisë kur bëhet fjalë për Tajvanin dhe për rajonet tjera .

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme