Arbëri

Edhe 6 deputetë të tjerë betohen në Kuvendin e Shqipërisë

Në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë janë betuar gjashtë deputetë të rinj, pasi kanë marrë konfirmimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ata janë Zef Shtjefni, kryetar i Partisë “Ora e Shqipërisë”, Nikolin Staka nga listat shumë emërore të Partisë Demokratike në Shkodër, kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Rroshi, Fatjona Koço, Eugen Bojaxhi, Andi Përmeti i cili vjen nga listat e Partisë Demokratike por është edhe themelues i partisë së re ‘Bindja Demokratike’.

Me betimin e gjashtë emrave të fundit, numri i deputetëve të betuar në Kuvend shkon në 108.

Erjon Piciri, i cili ka qenë kandidat për kryetar të Partisë Demokratike nuk ishte i pranishëm në seancë për t’u betuar pas marrjes së mandatit, ndërsa dy të tjerë pritet që të marrin mandatin, pasi kanë dorëzuar dokumentacionin në KQZ./abcnews.al