Vetëvendosje bën me dije sërish pse protestën e së premtes e ka thirrur para Prokurorisë së Shtetit

Ridvan Hamza Ridvan Hamza 24 April 2019 19:48

Dy ditë para protestës, Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë edhe një herë arsyet se pse e kanë thirrur atë para Prokurorisë së Shtetit.

Sipas deputetes Albulena Haxhiu, Prokuroria është treguar e pafuqishme përballë kriminelëve dhe të korruptuarve.

Haxhiu, në konferencë për media, ka ngritur pikëpyetje për një sërë rastesh.

Derisa Glauk Konjufca i është përgjigjur reagimit të Këshillit Prokurorial, që e akuzonte Lëvizjen Vetëvendosje për ndërhyrje në drejtësi.

Fundin e qeverisë aktuale dhe zgjedhje të reja, ka kërkuar Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Protesta paqësore e LVV-së është thirrur për të premten nga ora 11 e 55.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme