21 vjet nga ofensiva serbe në Jabllanicë

21 vjet nga ofensiva serbe në Jabllanicë

24 April 2019 08:12

Më 24 prill 1998 filloi ofensiva e madhe ushtarako-policore për marrjen e pikës strategjike në rrafsh të Dukagjinit, atë të Jabllanicës. Në këtë kohë luftimet u zgjeruan në Drenicë ndërsa në Llap pati përforcime policore - ushtarake.

Në natën mes 22 e 23 prillit 1998, derisa rreth 60 vetë nga Hereçi e Sllupi po ktheheshin nga Shqipëria në Kosovë, afër pikës C-2 në malet e Koshares, diku rreth orës 5:45 të mëngjesit ndeshen në pritën e organizuar të forcave ushtarako-policore serbe, ndaj të cilëve u përdorën edhe helmet kimike.

Aty u ekzekutuan njëzet prej tyre. Më 26 prill, nga sulmet artilerike mbi Baballoq me rrethinë shkatërrohen 20 shtëpi dhe vriten 10 shqiptarë. Më 27 prill granatohen fshatrat Hulaj dhe Voksh dhe në këtë sulm vriten 3 shqiptarë dhe 4 ushtarë serbë, transmeton kp.

Më 3 maj sërish merr hov operacioni ushtarak për pastrimin e rajonit kufitar. Sulmohen fshatrat e Rekës së Keqe - Ponosheci, Brovina, Batusha e Morina.

Luftimet për një kohë zgjerohen në Komoran, Sllatinë dhe në komunën e Rahovecit. Granatohen fshatrat Ratkoc, Radostë, Bratotin dhe Brestoc. Gjatë operacioneve pushtuese, forcat serbe më 26 maj 1998 sulmuan edhe Deçanin, ku ishte vija e parë e fronit në këtë pjesë të Dukagjinit.

Me këtë rast një pjesë e popullsisë u zu rob dhe u dërgua në Kishën e Deçanit, e cila gjatë luftës ishte shndërruar në kamp përqendrimi për shqiptarët.

Në këtë kohë në Deçan u vranë e u masakruan 16 shqiptarë: Bajram Gogaj, Nexhat Ibërhysaj, Haxhi Gogaj, Jahir Ibërhysaj, Haxhi Ibërhysaj, Xaje Kuçi, Haxhi Boshtraj, Hajdar Kuçi, Bekë Shabanaj, Tafë Shabanaj, Shaban Osaj, Haxhi Cacaj, Zize Cacaj, Beqir Cacaj, Qaush Bajraktari dhe Time Bajraktari. Ndërkaq në luftimet e përgjakshme të zhvilluara në Deçan bien heroikisht luftëtarët e lirisë: Himë Mushkolaj, Isa Kuçi, Ragip Cacaj dhe Valdet Kuçi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme