Arbëri

Ish-kryeshefi thotë se shkatërrimi i PTK-së ka qenë i planifikuar

Ish kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha, ka thënë se rënia e PTK-së ka qenë e planifikuar.

“Unë e kam marrë PTK-në në vitin 2008, ku ka qenë një kompani në rënie, ka qenë e minuar që të dështojë e të shkatërrohet. Vendime të dëmshme e qasje joprofesionale kanë bërë që të jetë ku është sot. Është e vështirë të thuhet, por rënia ka qenë e planifikuar”, ka thënë ai, në një intervistë në televizionin publik.

Ai ka thënë se gjatë kohës së tij, PTK ka shënuar ngritje, kurse ditën që ka dalë prapë ka nisur rënia.