Arbëri

Qeveria synon marrëveshje me 3 shtete për njohje të patentë shoferëve

Foto: Koha / ilustrim

Qytetarët të cilët deri më tani kanë hasur në probleme në lidhje me njohjen e patentë shoferëve nga shtete të ndryshme, tani e tutje mund të ndihen më të relaksuar.

Kjo pasi në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar me tri vendime të veçanta nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë shoferëve, raporton Koha.net.

Vendi deri më tani ka arritur marrëveshje me shtete të ndryshme për njohje reciproke të patentë shoferëve, e ndër të fundit është edhe shteti fqinj, Maqedonia Veriore.

Gjermania është në mesin e shteteve që ende nuk ka marrëveshje me Kosovën për njohje reciproke të lejeve të vozitjes.