Erërat e forta lënë pa energji elektrike Ferizajn, Mitrovicën e Gjilanin Foto: Koha

Erërat e forta lënë pa energji elektrike Ferizajn, Mitrovicën e Gjilanin

23 April 2019 11:29

KEDS nëpërmes një komunikate ka raportuar se ka pasur prishje të rrjetit të tyre në komunën e Ferizajt, Mitrovicës e Gjilanit për shkak të erërave të mëdha.

Erërat e forta kanë shkaktuar 11 prishje në rajonin e Ferizajt, 3 të tjera në Mitrovicë dhe dy në Gjilan, duke lënë pa energji elektrike një numër i madh të qytetarëve, transmeton koha.net.

Sipas tyre, ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në të gjitha zonat ku ka pasur prishe dhe janë duke i rregulluar.

Zonat pa energji elektrike janë: Zona e qytetit të Ferizajt, Gackës, Kraishës, Sllovisë, Jezercit dhe disa zona përreth ndërsa në rajonin e Mitrovicës zona problematike të prekura janë ajo e Shipolit dhe pjesa e Skënderajt, sidomos Likovci dhe Qirezi me rrethinat përkatëse. Dy prishjet në rajonin e Gjilanit janë daljet e Kufcës dhe Stubllës.

KEDS apelon qytetarët që të mos afrohen nëse shohin ndonjë avari në kabllot elektrike si dhe ti raportojnë ato në numrin 080079100

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme