Arbëri

Pacolli pritet të raportojë para Komisionit për Integrime Evropiane

Foto: Driton Paçarada / Koha

Komisioni për Integrime Evropiane sot ka paraparë të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend dite, është raportimi i zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Kryediplomati kosovar do të raportojë në lidhje me procesin e integrimit evropian.

Kjo mbledhje do të mbahet në një nga sallat e Kuvendit të Kosovës me fillim në ora 12:00.