Arbëri

Talat Xhaferi, ultimatum 10 ditësh Ivanovit

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i ka thënë HRT-së se është kryetar legal dhe legjitim i Kuvendit të Maqedonisë.

Në një intervistë për televizionin kroat, HRT, Xhaferi tha se “nëse Ivanov nuk e jep mandatin, do të bëj vepër penale”.

Ai i ka dhënë afat prej 10 ditësh Ivanovit që t’i jep mandatin shumicës për të krijuar qeverinë e re.