Mbetjet nga Kosova dhe Maqedonia mbërrijnë në liqenin e Fierzës

Mbetjet nga Kosova dhe Maqedonia mbërrijnë në liqenin e Fierzës

22 April 2019 15:41

Në pranverë dhe në vjeshtë, kur ka prurje të shumta në liqenin e Fierzës, ujëmbledhësi pushtohet nga mbetjet e ndryshme. Të gjitha mbeturinat që vijnë nga Drini i Bardhë dhe Drini i Zi shkarkohen aty. Përballë kësaj situate bashkia e Kukësit ndihet e pafuqishme për të pastruar sipërfaqen ujore të liqenit.

Mbetje plastike, qese plastmasi, drurë e deri mbetje spitalore, është panorama që të ofron sot Liqeni i Fierzës.

Varkat e peshkimit përpiqen të nxjerrin rrjetat e ngatërruara mes mbetjesh, ndërsa disa të tjerë e kundrojnë pamjen në breg të liqenit.

Në dy periudhat e vitit, në pranverë dhe në vjeshtë, ka prurje të shumta në liqenin e Fierzës.

Drin i Bardhë e Drin i Zi, dy lumenjtë kryesorë që e furnizojnë liqenin marrin me vete ç’të gjejnë përpara. E në fakt, të dy lumenjtë burimet dhe pjesën më të madhe të shtratit të tyre e kanë jashtë territorit të Shqipërisë e që përshkojnë qytete të tëra të Kosovës si Peja, Deçani, Klina, Gjakova, Rahoveci e rrethinat e Prizrenit, një popullsi që kalon thuajse gjysmë milionë banorë, pa llogaritur Drinin e Zi që kalon në Maqedoninë e Veriut.

Në Kukës e kanë të pamundur të menaxhojnë situatën.

Qoftë bashkia apo institucionet e tjera nuk kanë kapacitete për pastrimin e sipërfaqes ujore. Edhe pse është ndërhyrë në raste të tilla, problemi mbetet i pazgjidhur/ABC News.

Komentet

Ramiz Bujupi24/04/2019 14:32

Ambienti dhe mjedisi jan pasqyre e nje populli i cili me sa duket ka per te mesuar shume...

Shto koment

Të ngjashme