Arbëri

VMRO-ja dhe patriotët e saj “mobilizohen” për protestën e sotshme

VMRO-DPMNE dhe shoqatat patriotike të afërta me këtë parti po mobilizohen për protestën e sotme, e cila sërish është thirrur nga iniciativa “Për Maqedoni të Përbashkët”.

Protesta do të nisë nga Qeveria, për të përfunduar më pas tek Kuvendi.

Thirrjet për masovitet dhe mobilizim në protestë janë bërë përmes rrjeteve sociale, për të përcjellë porosinë, siç thuhet, “Jo platformës së Tiranës”.