Kosovarët në vendet e BE-së në hall, nuk iu njihen patentë-shoferët

Kosovarët në vendet e BE-së në hall, nuk iu njihen patentë-shoferët

22 April 2019 13:43

Mosnjohja ndërkombëtare e dokumenteve personale të Kosovës është bërë shqetësim i madh për shumë qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit. Osman Berisha nga qyteza e Malishevës në Kosovë, i cili tash e tre vjet jeton në Itali, thotë që nuk ju njihet patentë-shoferi nga autoritetet italiane, gjë që siç thotë ai, është një problem që po përcjell në përgjithësi qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali.

“Problemi dhe shqetësimi i shumë qytetarëve që unë njoh e që jetojnë në Itali është mosnjohja e patentë-shoferit të Kosovës. Në shumicën e rasteve kur policia lokale na ndalon, na merr patentën dhe na japin dënime që gati janë të papërballueshme. Disa persona që unë njoh, kanë marrë dënime nga policia italiane për shkak se kur janë ndaluar, e kanë pasur patentë-shoferin e Kosovës”, tregon Berisha.

Ai thotë se në të kaluarën ka pasur tolerime edhe nga policia lokale, por tani çdo person që ndalohet dhe ka patentën e Kosovës, ata menjëherë ia konfiskojnë.

“Kam shoqëri këtu në Itali që janë nga Moldavia dhe Shqipëria e që atyre ju njihet patenta-shoferi e vendit prej nga vijnë. Ata me patentë-shoferët që kanë marrë në vendin e vet, mund të vozisin në Itali. Unë kam biseduar edhe me ambasadën e Kosovës këtu në Itali, ata e dinë për këtë problem, por më kanë thënë nuk kemi çfarë të bëjmë. Nëse ata nuk kanë çfarë të bëjnë, çfarë të bëjmë ne?!”, shton Berisha.

SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË RADION EVROPA E LIRË

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Paemer24/04/2019 14:34

Shumica e njerzve qe dojn ta marrin patetent shoferi ne gjdo shtet te evropes hasin ne problem. Deshtojn ne teori dhe vozitje. Me 500 euro e ki lejen ne xhep pa problem, pa u mundu kurgjo. Me vjen keq ty te Italis se me siguri je shoferi i meritum, a mo me dorë ne zemër 90 % te kosoves nuk meritojn patent shoferin qe kan. Mushum mend najher

Agim24/04/2019 14:33

Edhe ne Suedi ësht i njejti problem. Mua ma Kan marë patenten e Kosovës.. Nuk e njohin

Veri22/04/2019 14:09

Evropa nuk han bari keta e dine se ne Kosove shumica e patentshoferit jane te bleme pa merit dhe rrezik per çdo njerin prej nesh,edhe pse Kosova nuk ben marrveshje po eshte problem marrveshja kur lejet epen sikur ti blesh ne nji trafik Flm.

Shto koment

Të ngjashme