Arbëri

Shqiptarët zgjodhën Malin e Zi për 1 Maj, radhë deri 12 kilometra në kthim

Me qindra automjete kanë qëndruar në radhë pasditen e së hënës në hyrje të territorit të Shqipërisë, në pikat e kalimit kufitar në Muriqan dhe Han të Hotit.

Më problematike ka qenë situata në piken e kalimit Muriqan, ku radha e automjeteve që kanë dalë nga territori malazez për në Shqipëri është 12 km nga Muriqani deri tek ura e Bunës.

E gjithë radha është me shtetas shqiptarë që kishin ikur për fundjave dhe 1 Majin në Mal të Zi dhe po ktheheshin për në Shqipëri.

Shtetas të ndryshëm shprehen se u është dashur të qëndrojnë deri në tre orë në radhë në territorin malazez.

Mësohet se gjatë mesditës pala malazeze vepruar me procedurë normale që do thotë është bërë regjistrimi i çdo shtetasi në dalje dhe duke pasur parasysh fluksin, kjo ka krijuar dhe radhë.

Burime nga Policia e Shkodrës pohuan se pasdite pala malazeze ka nisur me procedurë të përshpejtuar duke bërë vetëm kontroll të pasaportave.

Ndërkohë në aksin rrugorë Shkodër-Muriqan janë vëndosur e shërbime të policisë rrugore.