Në Ditën e Tokës, hiking dhe mbjellje e pishave për nxitjen e mbrojtjes së mjedisit

Në Ditën e Tokës, hiking dhe mbjellje e pishave për nxitjen e mbrojtjes së mjedisit

21 April 2019 18:21

Rrjeti CSR Kosova (Kosovo CSR Network), organizata që promovon dhe ndërmerr aktivitete të përgjegjshme ndaj shoqërisë në fusha të ndryshme për të adresuar sfida të shumta që ka shoqëria jonë, ka organizuar ngjarje Hikingu për të shënuar Ditën e Tokës.

Kjo organizatë këto ngjarje i ka organizuar me qëllim të ngritjes së fondeve për mbjellje të pishave në komuna të ndryshme, dhe rritje të ndërgjegjësimit duke promovuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, njofton përmes një kumtese për media kjo organizatë, transmeton Koha.net.

Aksioni ka filluar sot, më 21 prill, duke mbjellë 20 pishat e para në lagjen “28” në Fushë Kosovë, një lokacion ku paraprakisht ka qenë i mbushur me mbeturina. Dhe ky aksion do të vazhdojë përgjatë javës në vazhdim për të mbjell pisha në komuna të ndryshme.

“Për datën që shënon Ditën e Tokës, 22 prill, si një ngjarje vjetore e krijuar për të rritur ndërgjegjësimin publik për mbrojtjen e mjedisit në tokë, në Rrjetin CSR Kosova kanë planifikuar ngjarje Hikingu në Liqenat të Rugovës, së bashku me anëtarët e Rrjetit”, thuhet një njoftim.

Sipas Drejtores Ekzekutive të kësaj organizate, Linda Tahiri, nuk ka mënyrë më të mirë për t’u kthyer në kontakt me natyrën se për të dalë në natyrë dhe për të provuar mrekullitë e shumta të saj.

“Arsyeja e aktivitetit është rritja e ndërgjegjësimit dhe t’i ftojmë qytetaret të eksplorojnë bukuritë e natyrës dhe të mbrojnë mjedisin sa më shumë që të jetë e mundur, e jo vetëm në Ditën e Tokës”, ka thënë Tahiri.

Gjithashtu, ajo ka treguar se me fondet e mbledhura për këtë ngjarje, përveç mbjelljes së pishave në lokacione të ndryshme në Kosovë, në shtegun në Liqenat do të vendosen shenja nga druri i thatë që tregojnë mesazhe për mbrojtje të mjedisit.

Rrjeti CSR Kosova vazhdimisht organizon dhe përkrah aktivitete të cilat ndikojnë ne mirëqenien e shoqërisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme