Nesër mot me diell në Kosovë

Nesër mot me diell në Kosovë

20 April 2019 22:33

Dita e diele do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe e qetë, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, transmeton Koha.net.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme