Kryeprokurori i Shtetit me pushtet të plotë në informatat “me interes publik”

Kryeprokurori i Shtetit me pushtet të plotë në informatat “me interes publik”

Saranda Ramaj Saranda Ramaj 20 April 2019 07:00

Sistemi prokurorial, nëpërmjet Rregullores për shërbimin e komunikimit publik, ua ka vështirësuar gazetarëve marrjen e informatave nga Prokuroria e Shtetit.

Rregullorja e re, e votuar dhjetë ditë më parë, kushtëzon kalimin e informacioneve përmes Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Asnjë zyrtarë i lartë i Prokurorisë së Shtetit nuk mund të flasë për media për “rastet e veçanta me interes publik”, pa e njoftuar Kryeprokurorin e Shtetit që aktualisht është Aleksandër Lumezi. Se çfarë paraqesin “rastet e veçanta” nuk është saktësuar fare në rregullore, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilli Prokurorial i Kosovës është “shfajësuar” për përmbajtjen e rregullores, duke thënë se para miratimit të saj janë kërkuar komentet nga gazetarët përmes Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), por se sipas këtij këshilli, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Drejtuesit e AGK-së kanë deklaruar se “për shkaqe teknike” nuk e kanë parë e-mailin dhe për pasojë nuk kanë mundur të përfshihen në dhënien e rekomandimeve.

Në mesin e ndryshimeve, që kjo rregullore parasheh, është edhe mospërfshirja e prokurorëve koordinatorë. Prokurorët koordinatorë për media janë caktuar vitin e kaluar pas kërkesës së Bordit të kaluar të AGK-së. Secila prokurori pati emëruar një prokuror kujdestar, për t’ua lehtësuar komunikimin dhe qasjen gazetarëve. Në rregulloren e re nuk ekziston më kjo strukturë komunikuese.

Gazeta e ka siguruar draftin final të rregullores, i cili është votuar....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme