Lista Serbe, i vetmi subjekt serb që garon në komunat veriore Foto: Koha

Lista Serbe, i vetmi subjekt serb që garon në komunat veriore

19 April 2019 16:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbyllur afatin e aplikimit për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në komunat në veri të Kosovës, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Në afatin e paraparë kanë aplikuar tri subjekte politike, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim.

"Gjatë ditëve në vijim, zyra do të komunikojë me përfaqësuesit zyrtarë të subjekteve politike lidhur me ndonjë përmirësim apo korrigjim eventual nëse është e nevojshme dhe në fillim të javës do të paraqesë rekomandimet në KQZ lidhur me certifikimin ose jo të ndonjë subjekti politik, ndonjë kandidati për të marr pjesë në këto zgjedhje", thotë Elezi.

Në zgjedhjet e parakohshme për kryetarët e katër komunave të veriut të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan patën paralajmëruar pjesëmarrjen dy parti serbe, por tani shihet se është vetëm një parti.

LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË RADION EVROPA E LIRË

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme