Arbëri

Komunat bënë 107 shkelje gjatë miratimit të akteve ligjore

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Kuvendet Komunale kanë bërë 107 shkelje ligjore gjatë vitit 2019, përderisa kanë aprovuar vendime, rregullore dhe akte të tjera të ndryshme juridike.

Kështu thuhet në Raportin vjetor të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për funksionimin e komunave të Kosovës, i cili është publikuar rishtazi, ku saktësohet se gjatë vitit 2018, procesit të vlerësimit të ligjshmërisë u janë nënshtruar gjithsej 2.074 akte të aprovuara nga kuvendet e komunave, shkruan sot “Koha Ditore”.

“MAPL-ja ka bërë shqyrtimin e ligjshmërisë së 901 akteve, apo 43.4 për qind, ndërsa 1.173 akte janë shqyrtuar nga ministritë e linjës (56.5 për qind). Nga to, janë konstatuar 107 shkelje, prej të cilave 65 janë konstatuar nga MAPL-ja dhe 42 nga ministritë e linjës”, thuhet në këtë raport.

Aty saktësohet se, nga të gjitha shkeljet e identifikuara, komunat kanë arritur të harmonizojnë gjithsej 71 akte, derisa 36 akte mbeten të pa-harmonizuara me ligj, në përgjithësi i bie që 1.7 për qind e akteve ligjore ende nuk janë harmonizuar sipas kërkesave të parashtruara nga ministritë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)