Arbëri

Vuçiq: Të gjithë e kanë varrosur shansin për marrëveshjen Serbi – Kosovë

Foto: Koha

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mendon se të gjithë në Serbi, rajon, Evropë dhe botë kanë “varrosur çfarëdo shansi për çfarëdo marrëveshjeje me shqiptarët e Kosovës”.

Ai në një bisedë për gazetën e Beogradit “blic” ka thënë se Serbia ka treguar vullnetin e mirë që të arrihet kompromisi, transmeton Koha.net.

“Me rëndësi është se Serbia ka dëshmuar se është e gatshme për biseda, se është e gatshme për arritje kompromisi, porse ne nuk do të lejojmë që të mos fitojmë asgjë”, ka thënë Vuçiq.