Rukiqi thotë se ekziston një paragjykim për pagat te sektori privat

Ymeri: Ndërmarrësit nuk duhet ta shfrytëzojnë punëtorin

18 April 2019 20:38
21:31

Për deputetin e nënkryetarin e PSD-së, Visar Ymeri, po të kishte në Kosovës një grup punues, i cili në mënyrë konstante punon në çështjen e ngritjes së pagës minimale në sektorin privat, atëherë do ta kishte një pasqyrë shumë më të mirë dhe do të ishte shumë më të lehtë që të shikohet se çfarë ndikimi do të kishte në Republikën e Kosovës, se çfarë ndikimi do të kishte në mirëqenien e përgjithshme një vendim i tillë.

“Edhe ndërmarrësit duhet ta kuptojnë që edhe gjendja shëndetësore, harmonia, ushqimi, janë faktorë shumë të rëndësishëm dhe ndërmarrësit nuk duhet ta shohin punëtorin si diçka që duhet vetëm ta shfrytëzojnë sepse në këtë mënyrë ata i bëjnë keq edhe vetes”, ka thënë Ymeri.

“Mendoj që shumë është e rëndësishme që ta kemi parasysh se grupet e caktuara të shoqërisë duhet të zhvillohet në mënyrë të përafërt me njëra tjetrën”, ka thënë ai më tej.

20:38

Rukiqi thotë se ekziston një paragjykim për pagat te sektori privat

Image

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se në shoqëri ekziston një paragjykim për pagat që ofrojnë bizneset private në vend.

Lidhur me debatin për rritjen e pagës minimale në vend, Rukiqi në Rubikon të KTV-së ka thënë se në shumicë bizneset kanë pagë më të ulët minimale.

Sipas tij, më mirë do të ishte një rritje e ngadalshme e pagës minimale dhe jo e përnjëhershme. .

“Si shoqëri duhet të eliminojmë paragjykimet e të shohim si është gjendja faktike. Në përcaktimin e pagës minimale duhet trajtuar tri elemente: strehimi, ushqimi, veshmbathja, por ajo s’i zgjidh problemet jetësore të njerëzve. S’mund të thuhet se një individ me pagë minimale do të mbajë familjen, por e ndihmon atë individ në këto tri elemente”, ka deklaruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme