Arbëri

Pacolli: Dëshmorët janë vula e lirisë që e gëzojmë sot

Foto: Driton Paçarada / Koha

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar se në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, kujtojmë të gjitha betejat e kësaj treve, ku sipas shembullit të Komandant Adem Jasharit e Zahir Pajaziti, ranë për tu përjetësuar.

“Në shënimin e ditës së dëshmorëve të Prishtinës, sot kujtojmë të gjitha betejat e kësaj treve, ku sipas shembullit të Komandant Adem Jasharit e Zahir Pajaziti, ranë për tu përjetësuar, dëshmorët e lirisë. Dëshmorët e Prishtinës, dëshmorët e Kosovës, janë vula e lirisë që e gëzojmë sot e përjetë. Lavdi!” ka shkruar Pacolli në Facebook.