Arbëri

Paga minimale e përplas ministrin e NISMA-s me ata të PDK-së

Derisa një ditë më herët në Kuvendin e Kosovës, paga minimale përplasi pushtetin e opozitën, këtë të enjte, mospajtime pati ndërmjet partnerëve në Qeveri.

Kur ministri i Punës e Mirëqenies Sociale foli për pagën minimale dhe mundësinë që ajo të bëhet 250 euro, ministrat e PDK-së kërkuan që të mos merret me nguti ky vendim, raporton KTV.

Aty u tha se, përveç analizës financiare, duhet të bëhet edhe analizë e ekonomisë së tregut.

Duke parë këto përplasje, kryeministri vendosi ta ndërpresë debatin, ndërsa kjo çështje mbeti të diskutohet në një nga mbledhjet e radhës të Qeverisë.