Nëna e dëshmorit prishtinas kërkon nga Haradinaj e Ahmeti rregullimin e varrezave

18 April 2019 19:19

Hyra Dini, nëna e dëshmorit Rrahman Dini, ka ardhur që të bëjë homazhe te varri i djalit të saj.

Ajo, tash e 20 vjet, vendos lule mbi varrin e parregulluar të dëshmorit të Komunës së Prishtinës, raporton KTV.

Derisa aty homazhe bënë edhe kryeministri Ramush Haradinaj e kryetari Shpend Ahmeti, ajo ka kërkuar që premtimet të mos mbesin vetëm në letër.

Haradinaj, si dhe përfaqësues të tjerë të Komunës së Prishtinës, kanë bërë homazhe dhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

Aty, kryeministri Haradinaj tha se varrezat e dëshmorëve në gjithë vendin, do të rregullohen.

Në Prishtinë, gjatë kohës së luftës, kanë rënë dëshmorë 99 persona.

Po këtë ditë, në kryeqytet, është mbajtur edhe aksioni për dhurim të gjakut.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme