Ekipi negociator “në pushim”, në pritje të zhbllokimit të bisedimeve Foto: Alban Bujari

Ekipi negociator “në pushim”, në pritje të zhbllokimit të bisedimeve

18 April 2019 18:31

Drejtuesit dhe anëtarët e Ekipit negociator të Kosovës për dialogun politik me Serbinë, thonë se për shkak të mosvazhdimit të dialogut në Bruksel ndërmjet palëve, edhe puna e ekipit ka ngecur.

Ata thonë se disa nga anëtarët e delegacionit janë ende duke punuar për tema të caktuara, e disa të tjerë kanë përfunduar me punët.

Njëri nga drejtuesit e Ekipit negociator, Shpend Ahmeti, thotë se aktualisht anëtarët e delegacionit politik dhe teknik këtë kohë janë duke e shfrytëzuar për t'i bërë funksionale grupet punuese.

"Kemi përgatitur katër pozicione për katër tema të ndryshme, megjithatë po mendojmë që duhet të vazhdojmë me strategji negociuese, sepse nuk ka vazhduar procesi dhe nuk duam as që të zbulojmë, as që të kemi dokumentin që disa muaj përpara mund të na zbulojë rrugën përpara", thotë Ahmeti.

Më 29 prill në Berlin, pritet të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku nikoqir të takimit pritet të jenë kancelaria gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme