Kreu i Serbisë nuk di gjë rreth “sovranitetit të dyfishtë për veriun” Foto: Tanjug

Kreu i Serbisë nuk di gjë rreth “sovranitetit të dyfishtë për veriun”

18 April 2019 16:24

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se Serbisë nuk i është ofruar asgjë e ngjashme me idenë për sovranitetin e dyfishtë në veri të Kosovës, dhe se sipas tij, diçka e tillë nuk do të ndodhë as në Berlin.

“Sovraniteti i përbashkët është gjithmonë diçka që është një kategori ligjore problematike dhe i ashtuquajturi sovranitet i dyfishtë - nuk e di se çka do të thotë. Por, askush nuk më ka thënë këtë, askush nuk na e ofroi këtë dhe diçka e tillë nuk do të ndodhë në Berlin”, tha Vuçiq në Beograd, përcjell ksp .

Mediat më herët spekuluan se Franca dhe Gjermania do të dalin me 29 prill me një plan për marrëveshjen Kosovë-Serbi, që do t’i akomodonte deri në njëfarë mase edhe kërkesat e Beogradit, e cila nuk përfshinë edhe ndarjen.

Sipas mediave, ‘plani final” ka të bëjë me sovranitet të dyfishtë, ku Kosova do ta ruajë integritetin territorial, por që Serbia të gëzojë sovraniteti mbi serbët në Kosovë dhe mbi kishat serbe.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme