Haradinaj flet për zgjedhje dhe takimin në Berlin

Haradinaj flet për zgjedhje dhe takimin në Berlin

18 April 2019 14:12

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e di se kur do të shkojë vendi në zgjedhje, porse ai është duke punuar për temat e vendit.

Duke i komentuar deklarimet e nënkryetarit të PDK-së Enver Hoxhajt, se PDK e ka kandidat për kryeministër Kadri Veselin, Haradinaj tha se është legjitime që çdo parti ta ketë kandidatin e saj dhe në rast se ka interes për prishje të marrëveshjes së koalicionit, AAK është e gatshme.

"PDK është parti politike. Është legjitime një parti me pas kandidat. Kur do dikush nga partnerët të ndalë kontratë, ne jemi të gatshëm prej natyre, i fundit e lëshoj kontratën. Sa të jemi në punë do të punojmë", tha ai, transmeton kp.

Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka folur edhe rreth takimit në Berlin.

“Është një ndryshim substancial thirrja e samitit në Berlin. Bëhet një ecje me qëndrime. Kemi pa shkrime në media deklarime, nuk mendoj se duhet ndërkohë të marrim diçka finale apo të arritur. Është një lloj energjie e re që po ndodh në prag të samitit, nuk besoj se është konkluzë finale, por qëndrime që po jepen nga palë të ndryshme. Ajo që mendoj se duhet të ndodhë është të arrihet një pajtim mes Kosovës dhe Serbisë. Është kompromis dhe të rezultojë njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Kosova nuk falë, nuk na është kërkuar falja, por është kompromis pajtimi, njohja e ndërsjellë”, tha ai.

Kreu i Qeverisë tha gjithashtu se paga minimale do të rritet dhe se shpreson që propozimi i tij që kjo çështje të rregullohet sipas koeficientit 1 të gjejë një pajtueshmëri.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme