Arbëri

OSBE për zgjedhjet në Shqipëri, problem polarizimi, opozita refuzon të çojë kandidatët në KQZ dhe KZAZ

osbe

Përfaqësuesit e OSBE-së dhe ODIHR-it pak javë më parë ishin në Shqipëri ku takuan drejtuesit e shumicës dhe të opozitës për t’u njohur me realitetin parazgjedhor dhe problematikat.

Në përfundim ata kanë hartuar edhe një dokument, ku theksojnë se polarizimi dhe mosbesimi mes partive politike mund të ndikojnë negativisht në procesin e zgjedhjeve.

Misioni i OSBE-së ka publikuar raportin e parë paraprak në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Shqipëri. Përfaqësuesit e OSBE-së dhe ODIHR-it pak javë më parë ishin në Shqipëri ku takuan drejtuesit e shumicës dhe të opozitës për t’u njohur me realitetin parazgjedhor dhe problematikat. Në përfundim ata kanë hartuar edhe një dokument, ku theksojnë se polarizimi dhe mosbesimi mes partive politike mund të ndikojnë negativisht në procesin e zgjedhjeve.

“Ka një shkallë të lartë të polarizimit dhe mosbesimit midis partive politike dhe politizim të institucioneve që mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e zgjedhjeve. Bashkëbiseduesit kërkuan vëzhgues të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha aspektet e procesit dhe vendosën një theks të veçantë në administratën e zgjedhjeve, fushatën dhe mbulimin e saj nga media, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve.

ODIHR rekomandon vendosjen e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, në varësi të disponueshmërisë së burimeve.

Përveç një ekipi bazë të ekspertëve, ODIHR do të kërkojë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së 22 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin, numërimin dhe shpalljen e rezultatit” thuhet ndër të tjera në raport/Top Channel.