Haradinaj: “Batalioni Atlantiku” tregimi më kuptimplotë për luftëtarin shqiptar

Haradinaj: “Batalioni Atlantiku” tregimi më kuptimplotë për luftëtarin shqiptar

18 April 2019 12:41

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ish-pjesëtarët e “Batalionit Atlantiku” që po qëndrojnë në Kosovë.

“Ata e braktisën jetën e ndërtuar përtej Atlantikut, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. “Batalioni Atlantiku” është tregimi më kuptimplotë për luftëtarin shqiptar ndër breza, që sakrifikon gjithçka për t’iu bërë gurthemel lirisë. Nder i jashtëzakonshëm t’i prisja përfaqësuesit e këtij Batalioni që u rikthyen në vendin e tyre të origjinës, për shënimin e 20-vjetorit të themelimit, për t’u përulur tek varret e vëllezërve të tyre të armës, rënë në luftën çlirimtare. Ne u jemi mirënjohës përjetësisht shqiptaro-amerikanëve që dhanë kontributin e tyre në luftë por edhe në liri, në forcimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në”, ka shkruar Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme