“1 noter në 10 mijë banorë” aktivizon Ministrinë e Drejtësisë

Ridvan Hamza Ridvan Hamza 17 April 2019 19:43

Këtë të premte, pritet të shpallet konkursi për rekrutimin e noterëve të rinj.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministri Abelard Tahiri, pas takimit të Bordit të Agjendës “Drejtësia 2020”, raporton KTV.

Në konferencën pas takimit, kryesuesit e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial, kanë folur për hapat e bërë në funksionalizimin e Departamentit Special pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, si dhe legjislacionit për disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Bordi i “Drejtësia 2020”, bëri të ditur se në muajt në vazhdim, mes tjerash, do të organizojë edhe në trajnime për organet të zbatimit të ligjit për ta zbatuar Kodin e ri Penal dhe Ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme