Arbëri

Vetëvendosje thotë se ia mori PDK-së 32 anëtarë

Descriptive Text

Deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku përmes një postimi në Facebook thotë se sot Vetëvendosjes i janë bashkuar 32 anëtarë të PDK-së.

“32 anëtarë të PDK-së sot aderuan në Lëvizjen Vetëvendosje. Ata vazhdojnë me shpifje. Ne po vazhdojmë me punë. Mirë se erdhët. Na priftë e mbara”, ka shkruar ajo.

Me këtë rast ajo ka publikuar edhe disa foto gjatë anëtarësimit të tyre në Vetëvendosje.