Aida Dërguti për debatin rreth SHIK-ut: Në Vetëvendosje ka njerëz që e gjuajnë gurin e fshehin dorën

17 April 2019 19:19

SHIK-u është bërë temë edhe këtë të mërkurë në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PSD-së, Aida Dërguti, ka zgjedhur që në Kuvendin e Kosovës të sqarohet para qytetarëve rreth akuzave të Glauk Konjufcës në Interaktiv të KTV-së, se ajo ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Megjithëse debati për SHIK-un nisi nga bashkëpartiaku i saj, Dardan Molliqaj, Dërguti i ka quajtur debate të kota.

Ajo, para deputetëve, ka shpjeguar angazhimin e saj në UÇK, si dhe veprimtarinë e saj pas armëpushimit.

Dërguti tha se sqarime duhet të japin bashkëpartiaku i saj dhe lideri i VV-së.

Aty ka reaguar shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, që tha se deputetët nuk e kanë obligim të maltretohen me probleme personale të deputetëve.

Glauk Konjufca i kishte quajtur shpifje deklarimet e Dardan Molliqajt se ai ishte pjesë e SHIK-ut, për çka edhe paditi atë në Gjykatë, por Konjufca tha se në SHIK ishte Aida Dërguti.

Ndërkohë, Dardan Molliqaj ka vazhduar insistimin edhe të martën në Interaktiv, ku tha se veprimet në kohën sa ishte pjesë e Shërbimit Informativ ia kishte treguar vetë Konjufca, pak kohë para se Vetëvendosje të ndahej në dysh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Filani19/04/2019 15:13

E para je ti! Ku kenderi dje oj e mjere! Merr njenin e msho tjetrit jeni!

Shto koment

Të ngjashme