20 vjetët e trishtimit për 57 anëtarët e vrarë të familjeve Muqolli e Elshani në Poklek

Arbnora Luta Arbnora Luta 17 April 2019 19:03

Lotët nuk mund t'i mbajë Naxhije Muqolli Zahiqi, teksa po bën homazhe pranë varrit ku prehen 54 anëtarët e familjes së saj, këtu në Poklek të Drenasit.

17 prilli thotë se është dita që ia prek plagët që nuk iu mbyllën kurrë, raporton KTV.

Këto 20 vjet pa më të dashurit, kanë qenë vite të trishtimit për Rrahman Muqollin.

Forcat ushtarake serbe pasi kishin pushkatuar 57 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, edhe i kishin djegur kufomat.

Njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Poklekut e ka të vështirë të rrëfejë ditën e 17 prillit 1999.

Dy dekada pas luftës, Muqolli thotë se dhimbja dhe malli për familjarët asnjëherë nuk iu shua.

Masakrën e ka kujtuar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili ka shkruar në Facebook se si edhe pas dy dekadash, për krimin e kryer nuk u dënua askush.

Homazhe për ta përkujtuar këtë masakër ka bërë edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, derisa në Prishtinë është mbajtur akademi përkujtimore e organizuar nga Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme